FSHF ka bërë një ndryshim në kalendarin e javës së gjashtë të Superiore. Nuk ka lidhje me derbin e kryeqytetit, që do të luhet të premten prej orës 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria prej pandemisë, dy ndeshjet do të luhen në orare të reja.
Kështu, përballja Skënderbeu-Laçi që ishte programuar të luhej prej orës 16:45, është spostuar për në orën 13:45. Me orarin e parë kurbinasit rrezikonin të shkelnin orarin e lëvizjes pas orës 22:00, pasi nga Korça ekipi do të kthehej në kryeqytet.
Në të njëjtin orar do të luhet edhe sfida Vllaznia-Bylisi. Për në orën 16:45 është shtyrë sfida Kukësi-Apolonia, që së bashku me Teuta-Kastrioti mbyllin javën e gjashtë të Kategorisë Superiore. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E premte, më 4 dhjetor
Ora 18:00 | Tirana-Partizani
E shtunë, më 5 dhjetor
Ora 13:45 | Vllaznia-Bylis
Ora 13:45 | Skënderbeu-Laçi
Ora 16:45 | Teuta-Kastrioti
Ora 16:45 | Kukësi-Apolonia