Java 19: Betejat nuk mbarojnë, FSHF bën planin për Superioren

schedule21:54 - 7 Shkurt, 2021

schedule 21:54 - 7 Shkurt, 2021

Superiorja rikthehet të premten, me orare ndryshe. Nis faza e tretë dhe nën ndriçimin e prozhektorëve të stadiumit “Niko Dovana” do të përballen Teuta e Skënderbeu. Durrsakët janë të dënuar të fitojnë, kurse për korçarët pikët janë jetike.

Gjithçka nis prej orës 18:00, ndërsa një ditë më pas, të shtunën, zhvillohen katër duelet e tjera të javës së 19-të. Vëmendjen kryesore e merr dueli Tirana-Kukësi, dy skuadra që vjet e mbyllën në vendin e parë dhe të dytë. Sivjet janë larg pretendimeve të zakonshme.

Interesante edhe përballjet e Partizanit dhe Laçit, që kanë dy transferta ndaj ekipeve të vështira në shtëpinë e tyre. “Demat” luajnë kundër Kastriotit, skuadër që i mundi javën e parë të kampionatit, kurse Laçi shkon në Ballsh ku bilancin nuk e ka fort të mirë, por ka fituar edhe herë të tjera.

Kjo javë mbyllet sërish në Shkodër, aty ku Vllaznia kryesuese e kampionatit kërkon tre pikët pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Laçit. Apolonia do të mundohet të surprizojë skuadrën kuqeblu, që dy duelet e mëparshme në kampionat i ka fituar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19
E premte, më 12 shkurt 2021
Ora 18:00 | Teuta-Skënderbeu

E shtunë, më 13 shkurt 2021
Ora 14:00 | Tirana-Kukësi
Ora 14:00 | Bylis-Laçi
Ora 14:00 | Kastrioti-Partizani
Ora 17:00 | Vllaznia-Apolonia

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!