Jashtë rrezikut për jetën, portieri i Partizanit lë reanimacionin

schedule09:39 - 6 Tetor, 2019

schedule 09:39 - 6 Tetor, 2019

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes së ditës së djeshme, kur trajneri i dytë i Partizanit Aldo Teqja u hodh nga kati i 6-të i pallatit ku banonte. Burime nga uniformat blu shprehen për “Abc News” se 24 vjeçari tentoi të vetëvritet pas një debati me bashkëjetuesen e tij, por klubi Partizani këmbëngul se ngjarja ka qenë aksidentale.

Ky është vendi ku pasditen e të Shtunës portieri i dytë i klubit të partizanit dyshohes se është hedhur nga ballkoni i apartamantit ku banonte. Për këtë ngjarje të rëndë klubi i te kuqve dhe policia japin dy versione te ndryshme.

Skuadra ku Teqja është portier i dytë, ka reaguar në faqen zyrtare në facebook, duke e cilësuar atë si aksident.

Burime pranë të kuqve bëjnë me dije se portieri ka dalë në ballkon për të rregulluar antenën e televizorit dhe në një moment i ka rënë telefoni celular nga dora.

“Në përpjekje për ta kapur, – shprehen burime nga klubi Partizani, “24 vjeçari ka rënë nga ballkoni i apartamentit që kishte marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit.”

Ndërsa sipas policisë Aldo Teqja ka tentuar të vetëvritet.

Burime nga grupi hetimorë tregojnë për “Abc News” se portieri 24- vjeçar, pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Teuta është larguar me bashkëjetuesen e tij në drejtim të apartamentit ku banonin në rrugën “Medar Shtylla” .

Teksa i afroheshin kompleksit ku banonin, të rinjtë mësohet se kanë debatuar.

Pas kësaj, Aldo Teqja është ngjitur i vetëm në apartamentin që ndodhet në katin e gjashtë dhe më pas është hedhur, në tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Portieri i Partizanit ka lënë reanimacionin e spitalit të traumës dhe ka kaluar në pavijon, në gjendje më të stabilizuar shëndetësore.

Burime nga spitali i traumës bëjnë me dije se 24 vjeçari ka shembje në mushkëri dhe në organet e brendshme, por pa paraqitur rrezik për jetën./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!