Jashtë orarit dhe pa maskë, gjobitet moderatorja shqiptare: Vetëm në shtëpi e përdor prezervativin?

schedule11:20 - 12 Nëntor, 2020

schedule 11:20 - 12 Nëntor, 2020

Moderatorja seksi Einxhel Shkira është gjobitur nga policia mbrëmjen e djeshme pasi ka dalë në rrugë pas orës 22:00, duke thyer kështu karantinën dhe gjithashtu nuk kishte vendosur maskën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Einxheli përmes disa videove  në Instastory ku tregon ngjarjen që i ndodhi e indinjuar.

“Ky muhabeti i karantinës në orën 10 paska qënë serioze, nuk ka qënë shaka. Sapo kalova 2 patrulla, të parës i kalova, të dytës te lagjia më ndaluan dhe më thanë se sapo bëra 2 shkelje. Isha jashtë orarit dhe nuk kisha maskë. Nëse unë e kam kaluar Covidin dhe nuk ka kush ma ngjit më dhe nuk kam kujt t’ja ngjis pse duhet ta mbaj maskën. Nëse unë jam vetëm në rrugë pse duhet ta mbaj maskën? Ti kur je në shtëpi vetëm përdor prezervativ?”, shprehet Einxhel.

l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!