Japonia pritet të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të Covid-19

schedule08:46 - 28 Shtator, 2021

schedule 08:46 - 28 Shtator, 2021

Japonia pritet të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të Covid-19 në të gjitha rajonet të enjten pas rënies së numrit të rasteve, tha ministri i financave dhe ekonomisë, Yasutoshi Nishimura.

Kryeministri Yoshihide Suga tha se diskutoi masat me ministrat përkatës dhe se do të kërkojë pikëpamjet e një paneli qeveritar këshilltarësh.  Ai gjithashtu tha se do të mbajë një konferencë shtypi në orën 7 pasdite për të njoftuar vendimin pasi plani të zyrtarizohet.

Por Nishimura tha se disa kufizime do të mbeten në fuqi për rreth një muaj për të parandaluar një ringjallje të rasteve.

Japonia ka regjistruar 1,694,675 raste dhe 17,482 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al