Japonia ofron kopshte falas për të gjithë fëmijët nën moshën dy vjeç

schedule12:43 - 11 Mars, 2024

schedule 12:43 - 11 Mars, 2024

Qeveria japoneze ka njoftuar se do të ofrojë kopshte falas për fëmijët nga mosha gjashtë muaj deri në dy vjeç, pavarësisht nga statusi i punësimit të prindërve të tyre.

Programi duhet të realizohet në prill të vitit 2024 në 150 bashki dhe është planifikuar të zbatohet në të gjithë vendin deri në vitin 2026.

Qëllimi i kësaj mase është të ngadalësojë rënien e natalitetit në Japoni dhe të zvogëlojë barrën financiare për familjet, veçanërisht ato me shumë fëmijë.

Kostoja e kujdesit për fëmijët është një pengesë e madhe për shumë çifte dhe heqja e kësaj pengese mund t’i inkurajojë ata të zgjerojnë familjet e tyre, beson qeveria japoneze.

Megjithatë, mediat japoneze theksojnë se problemi është mungesa e mësuesve për t’u kujdesur për fëmijët. Ky vend me një popullsi në plakje planifikon të zgjerojë ndihmën financiare për familjet me fëmijë, të zbatojë rregullime fleksibël të punës për prindërit dhe të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe kujdesit për fëmijët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!