Japonia nis fushatën e vaksinimit kundër Covid-19

schedule09:25 - 17 Shkurt, 2021

schedule 09:25 - 17 Shkurt, 2021

Japonia ka nisur sot fushatën e vaksinimit kundër Covid-19, ndër të parët që do të  vaksinohen janë  punonjësit  e kujdesit shëndetësor.

Japonia deri më tani ka aprovuar për përdorim vetëm vaksinën Pfizer / BioNTech. Drejtori i Qendrës Mjekësore të Tokios Kazuhiro Araki u bë personi i parë në Japoni që u vaksinua.

Duke folur para gazetarëve ai tha: Vaksina luan një rol të rëndësishëm në masat anti-koronavirus. Kështu që mendova se unë duhet të jem personi i parë që duhej të vaksinohej. Dymbëdhjetë punonjës të tjerë shëndetësie do të vaksinohen gjithashtu live, ndërkohë që janë një total prej 800 personash që do të vaksinohen- përfshirë personelin administrativ.

Japonia po planifikon të vaksinojë fillimisht 40,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin dhe do të studiojë efektet e vaksinës me dy doza në 20,000 prej tyre. Dozat do të administrohen me tre javë diferencë nga njëra-tjetra, sipas mediave lokale.

Vendi  shpreson të vaksinojë rreth 3.7 milion punonjës shëndetësie që nga Marsi – dhe 36 milion njerëz të moshës mbi 65 vjeç ose më të moshuar  duke filluar nga Prilli.

Ministri japonez tha se se nuk kishte ende një afat kohor për vaksinimin e popullsisë më të gjerë. Procesi i fillimit të fushatës së vaksinimit  i Japonisë ka qenë më i ngadaltë se në disa vende të tjera, sepse vendi ka kërkuar prova  shtesë për efektivitetin  vaksinave./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!