Tomohiro Mikanagi, një këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Japonisë, i ka thënë GJND-së se vendi i tij beson se “zgjidhja me dy shtete ku Izraeli dhe shteti i ardhshëm i pavarur palestinez të jetojnë krah për krah në paqe dhe dinjitet, mbetet e vetmja rrugë e zbatueshme për të dy popujt”.
“Japonia thekson se konflikti midis palës izraelite dhe palës palestineze duhet të zgjidhet jo përmes ndonjë akti të dhunshëm apo veprimi të njëanshëm, por përmes negociatave dhe përpjekjeve për besim të ndërsjellë midis palëve të interesuara duke respektuar të drejtën ndërkombëtare”, shtoi ai.
E drejta ndërkombëtare për papranueshmërinë e marrjes së ndonjë territori me forcë vlen edhe për tokat brenda kufijve që nuk njihen ndërkombëtarisht.
/abcnews.al