Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku kërkoi gjatë mbledhjen ndërhyrjen e gardës. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është thirrur për të dëshmuar nxori foto të bisedave private në celular të deputetëve , sipas tij të kapura nga kamerat.
Tabaku e akuzoi Veliajn për shkelje të privatësisë, ndërsa i bëri thirrje Lindita Nikollës që të respektohet rregullorja.
Pjesë nga debati:
Erion Veliaj: Ju paken lënë namë, ju paskam çuar të gjithë suflerët, ju bëjnë pyetjet. Ja ku i keni.
Jorida Tabaku: Ju keni kapur celularët e deputetëve. I bëj thirrje kryetares së Kuvendit të marrë masa garda për kamerat e Kuvendit që lexojnë celularët e deputetëve.
Erion Veliaj: E bën vetëm një pjesë e opozitës, mos u shqetëso Belind “Shtëpia e Lirisë” është në rregull. Kjo që bëni është turp ke marrë kamerat e Kuvendit.
Erion Veliaj: Jo kamerat e gazetarëve. Gocë Samiu dhe t’i çon pyetjet Desada, s’ke turp.
g.v/abcnews.al