“Janë heronj, shpëtuan fëmijë”, familjarët e rojeve bregdetare në Vlorë: Shteti të merret me skafistët

schedule13:28 - 7 Maj, 2021

schedule 13:28 - 7 Maj, 2021

Gjykata e Vlorës ka lënë sot në burg pesë rojet bregdetare që shpëtuan 55 klandestinët sirianë që po trafikoheshin drejt Italisë. Rojet bregdetare akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim. Sipas policisë ata lejuan që të largohej drejtuesi i gomones me të cilën do të transportoheshin drejt Italisë klandestinët.

Të afërmit e 38-vjeçarit Bledar Bufaj, Ardit Alikajt, Roland Canajt, Sejfulla Bejës dhe Besmir Meçajt thonë se djemtë e tyre kanë shpëtuar jetë dhe pas hekurave duhej të ishin kriminelët.

Për mikrofonin e ABC, nëna e Sejfulla Bejës thotë se është krenare për të birin pasi ka shpëtuar jetë. Po ashtu, ajo akuzon shtetin se ka fshirë provar dhe se ka mbrojtur policinë kufitare.

“Ka qenë në krye të detyrës, qeveria të merret me kriminelët me skafistët, që djali im ishte me forcat e NATO-s. Bëri stërvitje, nuk e lanë të zbriste në tokë të shplodhej. E morën e futën në burg sikur ishte kriminel. Nuk ka bërë asgjë, jam krenare që ka mbrojtur jetën e njerëzve. Nuk ishte jashtë ky shtet t’i mbronte, po fshiu provat, mbrojti policinë. Ku ishte policia kufitare? Ata ishin 55 veta, në errësirë në 6 ballë det. Çfarë do bënin 5 veta me 55 veta. Mbrojtën fëmijët që qanin ulërinin, të djegur të përvëluar. Nuk merreshin me maskarallëqe. Djali im ishte ushtar. Me këtë që po shoh, drejtësi nuk ka.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!