“Janë dyfishuar të ardhurat për frymë”/ Rama: Populli e voton PS sepse ndryshimin e ka parë me fakte

schedule09:08 - 1 Prill, 2025

schedule 09:08 - 1 Prill, 2025

Në një bashkëbisedim me ndjekësit online, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ndjekësve të tij në rubrikën “Sy më Sy”, duke u ndalur te një sërë çështjes, si zgjedhjet, projektet infrastrukturore, rritjes së pagave.

Duke iu përgjigjur komenteve, Rama tha se në “Shqipërinë 2030” të ardhurat për frymë do të shkojnë 15 mijë euro. Gjithashtu kryeministri nënvizoi se Partia Socialiste ka mbajtur premtimet e saj dhe se është votuar nga populli pasi siç tha ai i ka parë më fakte punët reale të realizuara.

“Janë edhe disa të pasqyrave të kënetave mediatike thonë se nuk ia vlen të shkosh në zgjedhje sepse janë të vjedhura, por arsyeja përse populli voton PS është sepse këto që ne themi janë fakte të jetës reale të këtyre njerëzve. Nëse unë them që kemi dyfishuar të ardhura për frymë këto janë fakte. Pra ata që na dëgjojnë për të dëgjuar dhe jo thjesht për të sharë apo për të luftuar me faktet e dinë që është kështu sepse e kanë këtë gjë në realitetin e tyre dhe kur themi që në Shqipërinë 2030 të ardhurat për frymë do të shkojnë 15 mijë euro ata që i kanë parë faktet e dinë që do të jetë kështu. Edhe për pagën mesatare kur them që në sektorin publik në 2024 arrit në 1 mijë euro kjo rezonon me ata që marrin pagë”, tha kryeministri Rama..

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!