Janari pritet të jetë muaji më vdekjeprurës nga Covid-19 në SHBA

schedule09:25 - 11 Janar, 2021

schedule 09:25 - 11 Janar, 2021

Brenda 90 ditëve Shtetet e Bashkuara regjistruan 2 milion raste me koronavirus vitin e kaluar.

Por u deshën vetëm 10 ditë për të regjistruar 2.2 milion raste në 2021, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Ndërkohë rastet e reja, shtrimet në spital dhe viktimat vazhdojnë të rriten.

“Ne jemi në një situatë të rëndë”, tha Dr. Ashish Jha, dekan i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Brown.

“Ne e dimë se si të ngadalësojmë përhapjen e virusit. Maska duhet të jetë e detyrueshme kudo. Kemi nevojë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin çdo mbledhje.”

Por zyrtarët kanë deklaruar  se shumë amerikanë bënë të kundërtën gjatë pushimeve, duke u mbledhur me miqtë ose familjen. Tani pasojat po bëhen më të dukshme në spitalet e mbushura plot në të gjithë vendin.

Më shumë se 27,000 viktima janë raportuar vetëm në 10 ditët e para të 2021, sipas të dhënave nga Johns Hopkins. Me këtë ritëm, më shumë njerëz mund të vdesin nga Covid-19 në janar se çdo muaj tjetër. Në dhjetor u shënua një rekord i lartë prej 77,431 viktimash për shkak të Covid-19.

Të shtunën, Shtetet e Bashkuara regjistruan 3,655  viktima dhe 269,623 raste  të reja, sipas Johns Hopkins.

Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se trazirat në Kapitol ka të ngjarë çojnë në një përhapje të konsiderueshme në të gjithë vendin.

Analisti mjekësor i CNN dhe mjekja e urgjencës Leana Wen i bëri jehonë kësaj deklarate, duke thënë për CNN: “Personat që nuk përdorën maska ​​ose nuk praktikuan  distancimin shoqëror në Kapitol ndoshta nuk do të zbatojnë këto udhëzime kur të kthehen në punë apo në shtëpi. ”

“Shpresoj që të gjithë ata që morën pjesë në sulmin në Kapitol të karantinohen dhe të testohen.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!