Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

James bën gati valixhet, sirena angleze për kolumbianin

schedule16:57 - 2 Shtator, 2020

schedule 16:57 - 2 Shtator, 2020

Mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez, është shumë pranë një kalimi në Premier League. Është klubi i Everton ai që kërkon shërbimet e fantazistit, ku trajneri Carlo Ancelotti e pret krahë hapur kolumbainin.

James ka disa kohë që e ka humbur vendin e titullarit tek madrilenët, pasi Zidane nuk beson më tek ai. Klubi anglez shpreson që ta transferojë lojtarin për shumën e 20 milionë eurove, ku kujtojmë që Reali e bleu atë për plot 71 milionë euro në vitin 2014 nga Monaco.

Ancelotti pritet t’i ofrojë një kontratë tre-vjeçare 29-vjeçarit me të cilin ka punuar dhe tek Bayern Munchen, kur Rodriguez ishte në huazim nga Reali. Gjithashtu tekniku italian ka arritur dhe akordin me mesfushorin e Napolit, Allan. Braziliani ishte një nga lojtarët e preferuar të tij kur ai drejtone napoletanët dhe tashmë Carlo do t’i ketë sërish të dy lojtarët në Angli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!