“Jam xheloz”, shtëpia ku shqiptari vrau gruan, fqinjët: Ziheshin çdo ditë, thirra policinë

schedule14:09 - 30 Korrik, 2021

schedule 14:09 - 30 Korrik, 2021

Athina u trondit sot nga një tjetër krim në familje. Një shqiptar 35-vjeç ekzekutoi gruan me thikë pas debatit, ndërsa më pas u dorëzua duke deklaruar se gjithçka kishte nisur për arsye se ishte xheloz. Fqinjët kanë folur për mediat greke duke deklaruar se çifti shqiptar kishte konflikte dhe zënka gjatë gjithë kohës.

Ata kanë jetuar këtu për të paktën dy vjet. Ata ishin një çift që ziheshin shpesh, nuk ishte asgjë e papritur. Më 11 korrik, unë u ankova në polici sepse ata u përleshën atë ditë dhe u sherri u dëgjua në të gjithë pallatin.

Policia erdhi, kaloi poshtë pallatit me makinë, por nuk trokiti në derën e tyre dhe nuk bënë asgjë. E vetmja herë që ata trokitën në derën tonë ishte gjatë periudhës së karantinës kur u duhej kodi i internetit” tha një nga fqinjët.

Ndërsa një tjetër tha se shqiptari që vrau gruan kishte hapur një “Fast Food” në lagje. “Ne kemi bërë disa porosi atje dhe nuk kemi pasur kontakt tjetër, përveç në ashensor “mirëmëngjes dhe mirëmbrëma” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!