“Jam virus e antivirus”, Xhensila Pere: Vjehrra do bëjë be për kokën time, do harrojë dhe djalin e saj

schedule11:13 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 11:13 - 22 Dhjetor, 2020

E ftuar sot në “Abc-ja e mëngjesit”, Xhensila Pere theksoi se përtej atyre që shkruhet dhe flitet për të, vazhdon të mbetet një vajzë tipike shqiptare. Gjatë emisionit me moderatorin Alban Musa, Xhensila u shpreh se si një vajzë që di t’i bëjë të gjitha, do ta bëjë vjehrrën “të harrojë dhe çunin e saj”.

Vjehrra ime do të bëjë be për kokën time, do të harrojë dhe çunin e saj. Përpos faktit që vë zjarrin kudo që shkoj di dhe të shuaj zjarrin. Kam dhe virusin dhe antivirusin. Jam dhe vaksina dhe më beso që përtej kësaj Xhensile dhe atyre deklaratave të mia, është një Xhensilë që është rritur me një familje shumë të madhe dhe tradicionale.

Kur fiken dritat e kamerave është një vajzë tipike shqiptare që lan, fshin, gatuan dhe bën çdo gjë. Xhensila jeton vetëm dhe të gjitha i bën vetë.“, u shpreh Xhensila. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!