“Jam rritur në një fshat të Gjirokastrës”, dirigjenti i njohur: Doja të bëhesha inxhinier, mësuesit më drejtuan te muzika

schedule10:09 - 31 Tetor, 2023

schedule 10:09 - 31 Tetor, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, dirigjenti i njohur, Bujar Llapaj është kthyer pas në kohë në periudhën e fëmijërisë.

Ai tregoi se është rritur në një fshat të Gjirokastrës dhe aktivitetet që organizonin në shkollë kanë ndikuar që ai të merrte rrugën e artit.

Sakaq, Llapaj ka zbuluar se ka qene shumë i mirë në matematikë dhe donte të bëhej inxhinier, por mësuesit e drejtuan drejt muzikës.

“Unë jam rritur në një fshat të Gjirokastrës, Asim Zeneli quhet dhe ajo që ka ndikuar që unë të marrë këtë rrugën e artit, ishte aktivitetet që organizonin që në shkollë kur ishim fëmijë. Kishim një mësues shumë të talentuar, ai dhe vizatonte, i binte firzamonikës dhe bënte aktivitete, Jorgo Fotiu, i cili na la që para një viti. Plus që ne kishim një mësues shumë të mirë se aty në fshat filluam të bënim dhe teatër. Gjithmonë shkoj, sa herë që vij në Shqipëri. Kam vëllezër, motra aty. Njeriu ka nostalgji, shikon rrugën që ka bërë. Ndonjëherë ato rrugë janë më të thjeshta, ato fillesat. Shpesh kur shikon piktorët që vizatojnë rrugicat janë më interesante sesa kur vizatojnë një autostradë. Si fëmijë, unë kujtoj që ka qene një ambient shumë mbështetës për të mësuar.

Ka qene mësuesit ata që më drejtuan, sepse unë kam qene shumë i mirë në matematikë. Doja të bëhesha ndonjë inxhinier, ndonjë gjë tjetër, kam qene goxha mirë në matematikë dhe e kisha me qejf”, u shpreh dirigjenti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!