“Jam rritur me muzikë operistike”, Nikolin Gurakuqi në ‘Pas Mesnatë’: Pikësynim, të çmontoj statizmin në opera

schedule10:12 - 30 Nëntor, 2023

schedule 10:12 - 30 Nëntor, 2023

“Mbi regjinë dhe aktirimin e kënduar në teatrin e muzikor”, është libri më I fundit i regjisorit dhe këngëtarit lirik Nikolin Gurakuqi. Në një rrëfim në Pas Mesnatë, ai rrëfen hapat e parë në karrierë, vënien në skenë të veprave të babait të tij, Luigj Gurakuqi si edhe faktin që sot quhet regjizor i risive.

“Gjininë e operas, e kam njohur në shtëpi, jam rritur me muzikë operistike që dëgjoja nga prindërit. Babai më merrte në prova. Tre operat më të suksesshme unë I kam përjetuar me provat e tim eti në prova, dhe e kam thënë edhe në libër I këndoja përmendësh. E kjo edukatë më shoqëroi gjithë jetën, siduket edhe talenti ishte në këtë fushë.” tha ai, ndërsa ndau emocionet e vënies në skenë të operas Rigoleto.

“Ajo foto, kopertinë e libritë, është fotoja ynë e fundit në premierën e operas Rigoleto në 2006, që im atë e kishte vënë në skenë në vitin 1964. Drejtori I asoke Zhani Ciko, vendosi ta risjellë në skenë, për nder të tim eti dhe më tha se ti do e vesh veprën në skenë. E shijuam shumë atë premierë, është një dokument historik. Ajo foto tregon lumturinë e tij, u ngjit në skenë vetëm 6 muaj para ndarjes së tij nga jeta. Në këtë libër është eksperienca e dy brezave, gjithmonë në gjurmët e tij por duke ruajtur origjinalitetin tim. Edhe sot e kësaj dite edhe pse kam vënë në skenë shumë vepra ndryshe më rezulton metoda e tij shumë koherente.” u shpreh ai.

“Babai ishte njeri I qetë I shtruar, unë krejt I kundërt, por e kam kuptuar se metoda e tij është jashtëzakonisht e drejtë, të cilën unë e kam parë edhe në Perëndim. Këngëtari i operas kur aktron është i dyzuar. Ai ka edhe për të vendosur tingullin aty ku duhet, por do materializojë personazhin në marrëdhënie skenike. Pra, e kam quajtur një qenie ontologjike krejt të vecantë. Veprojnë mbi të shumë më tepër teknika se sa e folura skenike. Por kanë edhe gjëra të përbashkëta, ky libër këtë spjegon.” tha më tej.

Gurakuqi theksoi se pikësynim i tij është të cmontojë statizmin në opera, të cilën e quan një sëmundje të vjetër skenike ku vetëm mendohesh për vokal.

“Këtë e ka goditur një model veprash të karakterit moxartian që nuk e lejon këngëtarin ta ketë mendjen te tingulli por te veprimi, aksioni, loja skenike,” vijoi më tej ai./abcnews.al