“Jam rritur, kam prioritete të tjera”, Camilla Cabello thyen heshtjen për ndarjen nga Shawn Mendes

schedule09:22 - 5 Mars, 2022

schedule 09:22 - 5 Mars, 2022

Katër muaj pas ndarjes nga Shawn Mendes, Camila Campello ka thyer heshtjen dhe ka treguar arsyet pse vendonin t’i ndanin rrugët. Ndonëse dy yjet dukej se po jetonin një dashuri të madhe dhe ishin shndërruar në një nga çiftet më të dashur dhe më të diskutuar të showbiz-it, ata vendosën të ndaheshin në nëntor.

“Përshëndetje djema, ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes, por dashuria që kemi për njëri-tjetrin si qenie njerëzore është më e fortë se kurrë. Marrëdhënien tonë e kemi nisur si miq të ngushtë dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë. E vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi e deri më sot. “, shkruanin ata.

Camila Cabello and Shawn Mendes Make for an Edgy Cinderella and Prince  Charming at Premiere | cvyrx

Në një intervistë, këngëtarja tha se vitet kalojnë dhe dëshirat e saj, si dhe mënyra se si i sheh gjërat ndryshojnë. “Me kalimin e viteve, prioritetet e mia ndryshojnë. Ndjej se e njëjta gjë është e vërtetë për të dy. Ne të dy e filluam karrierën shumë herët dhe tani duhet të mësojmë të sillemi si të rritur.”, tha ajo.

Why Camila Cabello Wrote New Song 'Bam Bam' About Shawn Mendes Breakup –  Hollywood Life

Ajo shtoi: “Prioritetet e mia po ndryshojnë, si dhe gjërat në të cilat po fokusohem në jetën time”. Kështu thotë dhe teksti i këngës së re “Bam Bam ”. “Ne ishim fëmijë në fillim, mendoj se jemi të rritur tani. Nuk mund ta imagjinoja kurrë se do të kisha edhe dyshime, por gjithçka nuk po shkon mirë”, këndon ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!