Studiuesja dhe juristja, Gelanda Shkurtaj ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” se është pro Kanunit dhe që ka kode që duhen futur edhe në Kushtetutë.
Ajo tha se Kanuni duhet të lexohet nga çdo punonjës drejtësie, pasi që të dimë se ku do shkojmë, duhet të njohim se nga vijmë.
Sipas studiueses, ka juristë që e lidhin kanunin vetëm me gjakmarrjen dhe primitivitetin, por ka sociolog modern që e kanë hequr këtë koncept.
“Nuk e besoj që do guxim të dalësh pro kanunit. Besoj që do ta ndjejë më vonë. Më beso që sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë ke një dëshirë për kthimin te rrënjët dhe ti përpiqesh të kuptosh se kush janë rrënjët tona si popull. Sepse në të përditshmet, jemi kritikë ndaj vendit tonë, kemi shumë gjëra që nuk na pëlqejnë. Pa njohur se cilët kemi qene, nuk do të dimë se ku do të shkojmë dhe kush jemi. Më besoni, nuk është një guxim i madh për të bërë këtë vepër, është thjesht një kuriozitet dhe një interes i veçantë sepse është konsideruar një gjë e ngelur në kohë, me të cilën nuk merremi më. Gjykoj që nuk ka një jurist me një formim mesatar që duke lexuar nuk do t’i pëlqente dhe nuk do të dinte të analizonte në kontekstin juridik që ai është krijuar.
Ka juristë që e lidhin kanunin me gjakmarrjen dhe primitivitetin. Ka sociolog modern që e kanë hequr këtë koncept”, tha ndër të tjera Shkurtaj./abcnews.al