“Jam penduar për të gjithë filmat që kam luajtur”, Gent Zenelaj: Arsyeja pse nuk i kuptoj dot kolegët

schedule08:20 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 08:20 - 29 Dhjetor, 2021

Gentian Zenelaj është një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Ai është një artist i përmbushur në shumë dimensione.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Genti tregoi se mes filmit dhe teatrit, zgjedh gjithmonë këtë të fundit. Madje, deklaroi se për të gjithë filmat që ka luajtur është penduar, pasi në Shqipëri nuk investohet për aktorin.

Genti është në televizion çdo ditë të vitit, pastaj është edhe në teatër. Nuk i kuptoj dot kolegët e mi që kanë hequr dorë nga teatri dhe pse ka shumë vështirësi. Sepse teatri është një profesion që më shumë jep se merr, si për shembull alpinistët që duhet të blejnë litarët.

Unë nuk e kam shumë qejf filmin, nëse do të më jepej në tavolinë mes filmit dhe teatrit do zgjidhja teatër. Për të gjitha filmat janë penduar si ai tatuazhi që i bën. Nuk punohet me aktorit, ti ke një skenë me Kelin, do ta xhirosh po nuk takohesh, thjesht e xhiron në këtë datë dhe kaq”, u shpreh Zenelaj.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!