LEZHË- I arrestuari mbrëmë në Lezhë, Antonio Leka, të cilit iu gjetën armë të mbushura, jelek antiplumb e municione luftarake është marrë në pyetje nga prokurori gjatë natës së mbrëmshme.
Gazetari i Abc, Gjergj Figuri, raporton se 36 vjeçari i pyetur se nga i kishte marrë armët, nuk ka pranuar që të përgjigjet, duke qëndruar në heshtje.
Sërish gjatë ditës së sotme, pritet të merret në pyetje nga ana e hetuesve, për të zbardhur dinamikën e saktë se cili ishte edhe synimi i tij.
Sipas burimeve , i riu ka shfaqur shenja të problemit mendore edhe nuk është i skeduar nga autoritetet, ndërsa pritet të bëhet një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tije psikike.
Antonio Leka i kishte mbushur armët gati për të qëlluar dhe në dhomat e paraburgimit gjatë marrjes në pyetje e ka prezantuar veten si një patriot, duke hequr bluzën dhe duke treguar tatuazhet që ai ka.
/abcnews.al/