Këngëtarja Jennifer Lopez në një intervistë për “Today Show” ka folur rreth shtyrjes së dasmës së saj të shumëpritur me të fejuarin Alex Rodriguez, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
“Nuk ka asnjë planifikim tani për tani. Vetëm duhet të presim dhe të shikojmë se si do shkojë, dhe në një farë mënyre është zhgënjyese.”, tha Lopez.
Lopez shtoi se edhe pse është e mërzitur për planet e shtyra, ajo vazhdon të ketë besim se dasma e ëndrrave të saj do të ndodhë në kohën dhe momentin e duhur.
“Jam pak e mërzitur pasi kemi pasur disa plane të shkëlqyera. Por unë them “E di çfarë? Zoti ka një plan më të madh. Pra ne vetëm duhet të presim dhe të shohim. Ndoshta do të jetë më mirë. Besoj se do të jetë.“, shtoi këngëtarja.
Dyshja u fejua vitin e kaluar. Rodriguez i propozoi yllit të popit me një unazë që kap vlerën e 1 milion dollarëve. /abcnews.al