Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme prezantoi në Tiranë të gjithë kandidatët për kryetar bashkie në 6 qytetet që do të ketë garë në 6 mars. Pas liderit historik të së djathtës shqiptare, fjalën e morën kandidatët.
Mes tyre, Premtim Kryemadhi që kandidon në bashkinë e Dibrës. Për të shuar kureshtjen nisur nga mbiemri, që lindi dje pasi u shpall fitues nga “Primaret”, ai tha se është me origjinë nga fisi i Monika Kryemadhit. “Jam Premtim Kryemadhi nga fisi i Monika Kryemadhit”.
Por a do ta mbështesë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhin në 6 mars? Sali Berisha e konfirmoi. “Po, do ta mbështesë sepse jemi në koalicion me LSI-në” tha ai.
/Abcnews.al

