“Jam ndier e kërcënuar nga fama ime’, ylli i muzikës flet për betejën me depresionin

schedule11:59 - 19 Shtator, 2020

schedule 11:59 - 19 Shtator, 2020

Lady Gaga ka folur së fundmi për shëndetin e saj mendor dhe se si arritti të luftonte depresionin. Këtë verë, ylli i muzikës pop publikoi albumin e gjashtë “Chromatica” që adreson sëmundjen mendore dhe shërimin e traumës nën ritmet e muzikës.

Për revistën “People”, ylli 34-vjeçar rrëfeu se si arriti ta shërojë veten përmes muzikës. “Zgjohesha në mëngjes dhe ia kujtoja vetes se isha Lady Gaga. Pastaj dëshpërohesha sepse nuk doja të isha vetvetja, nuk doja të isha Lady Gaga. Gjithmonë jam ndjerë e kërcënuar nga gjërat që karriera më solli dhe nga ritmi i jetës.”, është shprehur Gaga.

Ajo tregoi se për vite me radhë, u përqendrua më shumë në muzikën e saj sesa të ndihmonte veten pas traumës emocionale që pësoi pas një sulmi seksual në fillim të karrierës së saj, teksa tha se: “Kam kaluar shumë kohë në një lloj gjendje depresive thjesht duke mos dashur të bëj asgjë. Dhe pastaj më në fund, ngadalë fillova të bëj muzikë dhe të tregoj historinë time përmes këngëve.”

Përpjekja: Lady Gaga ofroi depërtim të ri në luftën e saj të shëndetit mendor në një profil për Billboard, duke pranuar që depresioni i saj ishte një herë aq i thellë sa do të zgjohej 'kujtoja që isha Lady Gaga dhe pastaj do të depresionohesha

Që nga publikimi i këngës së saj “Just Dance” në vitin 2008, Lady Gaga ka arritur të bëhet një ndër artistet më të suksesshme me famë botërore, e cila ka spikatur gjithmonë për stilin e veçantë që ka, duke fituar shumë çmime Grammy, një Academy Aëard dhe disa MTV Video Music Awards. xh.d/abcnews.al

Kthehu tek vetja: Talenti A A Star Is Born tha që derisa e detyroi veten të kthehej në studio filloi të rilidhej me veten. Ndërsa shkruante këngë, Gaga tha se 'do të qante dhe do të shkonte, "Atje është ... hi! Si po shkon? Pse u fshehët?"