“Jam mirë, nuk kam simptoma”, zbulohet futbollisti i Barcelonës me COVID-19

schedule17:59 - 12 Gusht, 2020

schedule 17:59 - 12 Gusht, 2020

Tifozët e Barcelonës janë shqetësuar sot, pas njoftimit të klubit katalanas se një prej lojtarëve të tyre ishte infektuar me COVID-19. Gjithsesi nuk ka pasur probleme për lojtarët e grumbulluar për ndeshjen kundër Bayern Munich në Champions League.

Lojtari i infektuar është Jean-Clair Todibo, mbrojtësi i huazuar te Schalke 04. Ai ka qenë i dëmtuar dhe nuk është stërvitur me skuadrën. Kështu nuk ka pasur asnjë kontakt dhe katalanasit kanë fluturuar të qetë drejt Portugalisë.

Edhe gjendja e Todibo është e mirë. Mbrojtësi 20-vjeçar, përmes rrjeteve sociale, tregon: “Përshëndetje të gjithëve! Doja t;ju informoja se kam dal pozitiv në testin për COVID-19, por jam asimpomatik dhe ndihem mirë.

Jam në shtëpi, duke ndjekur udhëzimet e protokollit shëndetësor. Mezi pres të kthehem në stërvitje, por për momentin duhet të qëndroj në shtëpi dhe të shërohem nga ky virus. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe inkurajimin”. /abcnews.al\

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!