President amerikan Donald Trump e markoi kthimin e tij në fushatë me hedhjen e maskës së tij drejt turmave. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e e quajti pandëminë e koronavirusit një “festë-dashurie” dhe e shpalli veten si imun ndaj koronavirusit.
Po ashtu, Trump nuk nguroi të thoshte se do të puthte të gjithë pjesëtarët të pranishëm në tubim.
“…E kalova, tani më thonë që jam imun,”tha Trump të hënën mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar Orlando Sanford.
“Ndihem kaq i fuqishëm, do të eci përmes audinencës. Do t’i puth të gjithë në audiencë. Do t’i puth djemtë dhe vajzat e bukura, të gjithë, do u jap një puthje të madhe.”
Në këtë event presidenti shënonte kthimin e tij zyrtar në fushatë pas “luftës” që pati me koronavirusin, ndërsa e hodhi maskën e tij drejt turmës teksa ecte në skenë. s.b/abcnews.al/