“Jam i sëmurë”, Gjykata e Posaçme urdhëron shoqërimin e detyrueshëm për Luftar Reçin

schedule10:30 - 6 Mars, 2023

schedule 10:30 - 6 Mars, 2023

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm nga burgu i Drenovës drejt Tiranës të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi. Ai ka kërkuar të justifikojë këtë urdhër, me argumentin se është si sëmurë dhe se i rrezikohet jeta.

“Vuaj nga disa sëmundje dhe më rrezikohet jeta. Nuk mund të paraqitem më në seancë. Dua ta jap dëshminë me skype”, mësohet të jetë shprehur Reçi.

Në dosjen e SPAK, Reçi prezantohet si i ‘penduari’ i grupit, që ka pranuar me dëshirë të plotë të rrëfejë ngjarjet e 26 dhe 27 shkurtit të vitit 2005, ku sipas tij, ai bashkë me Plaurent Dervishajn, Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Emiljano Shullazin, kanë realizuar atentatet ndaj biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut.

Nga ana tjetër, Emiljano Shullazi i kërkoi gjykatës që Luftar Reçi të paraqitet në seancë dhe të ballafaqohet me të dhe të pandehurit e tjerë.  Ai pretendon se dëshmitari Reçi ka mashtruar dhe rrëfimet e tij nuk janë të vërteta.

Gazetari i Abc News Ermal Vija raporton se seanca e radhës është caktuar më 20 mars, në orën 09:30 minuta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!