“Jam afër formës top, duel special kundër nunit Godin. Conte? I madh”

schedule17:30 - 1 Tetor, 2019

schedule 17:30 - 1 Tetor, 2019

Antoine Griezmann është i përqendruar në maksimum te sfida me Interin. Francezi do të zhvillojë nesër në Camp Nou ndeshjen e parë evropiane me Barcelonën në Champions League.

Sulmuesi i kampionëve të Spanjës analizon duelin kundër zikaltërve italianë dhe vlerëson Antonio Conten. Nesër në mbrëmje do të përballet edhe me Diego Godin, shokun e qindra betejave tek Atletico Madrid.

Një duel interesant përballë mikut të ngushtë dhe në fund një koment për formën dhe përshtatjen me ekipin e ri.

INTERI – “Nuk mund të them që mbrojtja e Interit është më e forta me të cilën jam përballur deri tani te Barcelona, por jam i sigurt që Antonio Conte është një trajner shumë i mirë. Ai ka arritur gjithmonë rezultate pozitive.”

GODIN – “Të gjitha përballjet me Godin janë speciale. Diego është miku im dhe një shembull për t’u ndjekur. Ai është nuni i vajzës time, kështu që do të jetë akoma edhe më speciale. Nëse do të kem mundësinë për të përdorur truke për ta zënë në befasi, do ta bëj.”

FORMA – ”Ndihem mirë, por më duhet të përmirësohem ende te lëvizjet me top. Duhet të integrohem edhe më shumë në lojën e skuadrës, por ndihem mirë dhe ndjej besim. Mungon vetëm pak për të parë versionin tim më të mirë.” /abcnews.al