Jahti luksoz “ArtExplorer” është ankoruar në bregdetin e Durrësit. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë disa pamje në rrjete sociale nga jahti luksoz që ka vizituar bregdetin tonë, ndërsa shton se do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë.
“Nga Durrësi nis zyrtarisht edhe sezoni i jahteve, me “ArtExplorer” që ka vizituar këto ditë bregdetin tonë duke premtuar surpriza për vitin e ardhshëm, kur do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë, e që patjetër Durrësi s’ka si të mungojë në intinerarin e Mesdheut”, shkruan Rama.
/abcnews.al