Sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, është një objektiv i Manchester United, që është gati të paguajë mbi 100 milion euro për firmën e sulmuesit anësor. Sancho ka dalë nga akademia e Manchester Cityt dhe duket pro një rikthimi në Mançester.
“Djajtë e Kuq” kanë shfaqur interes që nga vera e shkuar dhe duket se kur të hapet merkato e këtij viti, do të insistojnë sërish për firmën e 19 vjeçarit. Sancho ka raporte shumë të mira me disa nga lojtarët e Manchester United, në veçanti me Jesse Lingard.
Pikërisht mesfushori anglez, i është bashkuar Sanchos në një video-live në Instagram dhe të dy së bashku, biseduan për disa minuta. Kaq ka mjaftuar që të gjithë mediat të spekulonin për një transferim të mundshëm./abcnews.al