Garës për shërbimet e Jadon Sancho i është bashkuar një tjetër klub i madh. Mundo Deportivo raporton se Barcelona po monitoron talentin e Borussia Dortmund dhe pritet të përgatisë një ofertë për klubin gjerman.
PSG, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City po ndjekin me interes paraqitjet e 19-vjeçarit anglez, i cili po zhvillon një tjetër sezon fantastik. Sancho është golashënuesi më i mirë i verdhezinjve në Bundesligë me 13 gola dhe po kaq asiste.
Çmimi i kartonit të tij po rritet nga dita në ditë dhe Dortmund fërkon duart. Fundi i sezonit do të sjellë një ankand për anësorin ofensiv, por futja e Barcelonës në garë i ka trembur të gjithë. /abcnews.al