Jack Grealish pranë rinovimit, Aston Villa bën gati kontratën e re

schedule13:58 - 7 Shkurt, 2021

schedule 13:58 - 7 Shkurt, 2021

Ylli i Aston Villas, Jack Grealish, është shumë pranë rinovimit me klubin e tij. Anglezi po shkëlqen sërish këtë sezon dhe vazhdon të jetë nën radarin e klubeve të mëdha dhe prandaj londinzët kërkojnë ta blindojnë lojtarin.

Sipas raportimit të “90min”, drejtuesit e Aston Villas do t’i ofrojnë 25-vjeçarit një kontratë të re, edhe pse aktualja përfundon në vitin 2025. Mësohet se në kontratën e rë do të ketë një rritje të klauzolës së lojtarit, duke i mbyllurë kështu derën përfundimisht klubeve si Liverpool apo Manchester United.

Sapo klubi të arrijë firmën me Grealish, do të hidhet në sulm për të siguruar kartonin e Ross Barkley. Mesfushori është në huazim nga Chelsea deri në fund të sezonit, por falë paraqitjeve të tij pozitive Aston Villa kërkon ta transferojë përfundimisht në “Villa Park” anglezin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!