Jack Grealish, lojtari i Manchester City është parë kohët e fundit duke u shoqëruar me aktoren e njohur britanike, Emily Atack.
Mesfushori i kombëtares angleze është i lidhur me Sasha Attwood për shumë vite, ata janë njohur bashkë që në kohën kur ishin në gjimnaz. Mediat britanike shkruajnë se Grealish dhe Attwood kanë patur disa probleme kohët e fundit në lidhjen e tyre por nuk janë ndarë përfundimisht për të çuar lojtarin e City të shoqërohet me dikë tjetër.
Grealish është parë disa herë në rrugë duke dalë me aktoren e njohur Emily Atack dhe kjo gjë ka hapur thashetheme nëpër mediat britanike për një tradhti të mundshme nga ana e lojtarit në drejtim të vajzës që bashkëjeton.
Disa media shkruajnë se Grealish dhe Emily Attack kanë filluar të shoqërohen bashkë që në periudhën e Euro 2020./h.ll/abcnews.al