“Ja si ndodhi”, flet efektivja e plagosur tek vrasja e Pjerin Xhuvanit, ndërton skemën e ngjarjes

schedule11:53 - 14 Qershor, 2022

schedule 11:53 - 14 Qershor, 2022

ELBASAN –  ABC ka siguruar pamjet ku efektivja e policisë Xhensila Sota rikthehet në vendin ku ndodhi krimi i rëndë më 25 prill të vitit 2021. Xhensila Sota mbeti e plagosur nga të shtënat me armë ndërsa i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani. Siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC, Xhensila Sota shihet duke shpjeguar të gjithë dinamikën e krimit të rëndë.

 

Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Lexo edhe: Rruga rrethohet me shiritë, prokurorët rikthehen në vendin ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani

Prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani nga Arbër Paplekaj dhe mbetën të plagosur 4 persona.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!