51 vjeçari shqiptar Agim Ajdinaj dhe nipi i tij Lisand Ruzhdija 27 vjeç u arrestuan nga policia italiane për vrasjen e një marokeneje 46 vjeç e cila bashkëjetonte në Verona me Ajdinaj.
Agim Ajdinaj, 51 vjeç, bashkëjetuesi i Kadjia Bencheikh, 46 vjeçares marokene të vrarë dhe të copëtuar në Verona të Italisë, dhe nipi i tij Lisand Ruzhdija, 27 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane si autorë të vrasjes. Viktima u gjet në 30 dhjetor në një ullishte në Valexhio sul Mincio.
Aidinaj akuzohet se ka vrarë dhe ka copëtuar, me një sharrë trupin e partneres së tij, ndërsa nipi i tij ka marrë pjesë në copëtimin e trupit të pajetë dhe më pas e ka transportuar në fshatin e Valexhios.
Gruaja jetonte prej 20 vjetësh në Verona të Italisë, ku punonte si pastruese.
Zbulimi i trupit të viktimës 46 vjeçare, që vrasësi e kishte ndarë në dhjetëra copa, u gjet nga një fermer i zonës i cili po kulloste kuajt./abcnews.al