Instagram po teston një opsion të llogarive “në kujtim të” ndikuar kjo sigurisht nga fatalitetet masive në numrin e lartë të vdekjeve nga Covid-19.
Së shpejti profili i të ndjerit, pasi të jetë sinjalizuar nga familjarët se është ndarë nga jeta, do të vazhdojë të ekzistojë me një shirit të veçantë “në kujtim të..”, të dashurit mund tu shohin kontentin dhe mund tu çojnë mesazhe pavarsisht se askush nuk do ti lexojë dot.
Gjithashtu llogaria do të mbyllet totalisht dhe askush nuk do të mund të logohet më në të edhe me password.
Kjo çështje nuk është e re për rrjetet sociale, Facebook në 2015 bëri një gjë të ngjashme, dhe shokët mund ti bënin shaka njëri tjetrit duke deklaruar vdekjet e tyre, por tashmë familjarët duhet ta vërtetojnë me anë të dokumentave dhe më pas faqja merr statusin e mësipërm.