Ja pse duhet ta pastroni kokën e dushit me sodë buke!

schedule19:52 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 19:52 - 10 Dhjetor, 2020

A e pastroni rregullisht kokën e dushit? Nëse jo, është koha ta bëni tani, sepse aty mblidhet e gjithë gëlqerja, që më pas mund të çojë në bllokim.

Pastrimin e kokës së dushit mund ta bëni me sodë buke, sepse ajo arrin të prishë shkallën e gëlqeres së krijuar në të. Për një pastrim edhe më të mirë, mund t’i shtoni sodës edhe pak uthull.

Uthulla është shumë acidike, dhe duke bërë kombinimin e dy përbërësve, të gjitha papastërtitë do të largohen.

Për ta përgatitur, mbushni një enë me uthull dhe 1/3 e saj të ketë sodë buke. Zhysni kokën e dushit në përbërje dhe lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes nxirreni dhe shpëlajeni atë me ujë të ngrohtë./e.b-abcnews.al