Jennifer Lopez është një ndër personazhet publik më të dashur. Përveç suksesit në muzikë, diva tërheq gjithmonë vëmendjen dhe me paraqitjet e saj. Së fundmi, ylli i hitit “Pa Ti” ka treguar edhe njëherë që mbetet mbretëresha e padiskutueshme e stilit.
Shpeshherë diva e muzikës ka treguar “dashurinë” e saj për markat. Së fundmi, Lopez ka prezantuar koleksionin Pranverë/ Verë 2020 të Balmain, ndërsa ka ndarë dhe disa imazhe me ndjekësit në Instagram. Ajo pozuar me një xhaketë bardh e zi, ku duket si gjithmonë mjaft joshëse.
https://www.instagram.com/p/CGP_FLBJTMJ/?utm_source=ig_embed
Jennifer e kishte kombinuar me një fustan shumë të ngushtë me rrip në bel, të të njëjtit model me xhaketën me shpatulla të theksuar. Lopez është super sensuale, duke treguar gjithashtu në këtë mënyrë se çfarë ajo vesh mund të kthehet në një trend. xh.d/abcnews.al