Japonia nxjerr në treg celularin që ndalon fotot intime

schedule11:05 - 20 Shkurt, 2020

schedule 11:05 - 20 Shkurt, 2020

Në kohën kur secili zotëron një celular me kamera, nuk është edhe aq befasi kur dikush shfrytëzon mundësinë të shkrepë ndonjë foto intime.

Mirëpo në Japoni, një kompani teknologjike ka nxjerrë në treg celularin e ri që ua ndalon përdoruesve realizimin e fotografive intime,sipas Mashable Se Asia. Celulari Tone e20, ka një softuer të programuar të kuptojë se çfarë është një fotografi intime.

 

Nëse dallon pamje të tilla, pajisja do ta bëjë të pamundur ruajtjen e këtyre fotografive, edhe nëse ato shkrepen nga përdoruesit. Edhe pse duket e çuditshme se si një kompani ka ndaluar një veçori të tillë, softueri është i dizajnuar si veçori sigurie. Kompania “Tone”, është për personat që dëshirojnë telefona të thjeshtë e të lirë.

Përveç këtyre arsyeve, celulari ofrohet për përdoruesit që janë të rinj në moshë dhe që janë ende në shkollë. Vjedhja e fotografive intime dhe publikimi i tyre në internet, ka qenë njëra prej arsyeve të kompanisë për nxjerrjen në treg të këtij celulari.

Në vitin 2016, ka pasur mbi 3,000 raste shantazhesh, dhe këto janë vetëm rastet që janë raportuar.

Kompania e sigurisë së postës elektronike Symantec ka raportuar se nga janari 2019 deri në mars 2019, ata kanë arritur të zbulojnë 300 milion shantazhe .

Shumë prej të rinjve bien pre e mashtruesve të internetit që shfrytëzojnë fotografitë e tyre intime për shantazh dhe kërcënime të ndryshme. Ndalimi i shkrepjes së fotove intime në celularin “Tone e20” është automatik, por përdoruesit e rritur mund ta zhbllokojnë./abcnews.al