Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli zbulon një grup të ri raketash të lëshuara nga Irani

schedule09:30 - 8 Qershor, 2026

schedule 09:30 - 8 Qershor, 2026

Ushtria izraelite tha sot se ka zbuluar një grup të ri raketash të lëshuara nga Irani në mes të tensioneve të rritura midis Tel Avivit dhe Teheranit.

“Sistemet e mbrojtjes izraelite po veprojnë për t’i interceptuar ato”, tha ushtria në një deklaratë, duke i bërë thirrje popullatës që të “ndjekë udhëzimet” nga zyrtarët.

Më herët gjatë ditës, një sulm ajror izraelit shënjestroi një kompani petrokimike në Iranin jugperëndimor, duke shkaktuar dëme të pjesshme në kompleksin industrial, thanë zyrtarët iranianë.



Sirenat u dëgjuan në disa qytete në Izraelin qendror dhe jugor pas lëshimeve të raketave nga Teherani.

Rajoni ka qenë në rrezik që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Iranit në fund të shkurtit, duke shkaktuar hakmarrje iraniane ndaj Izraelit dhe vendeve të tjera të rajonit që strehojnë asetet e SHBA-së.

Një armëpushim i përkohshëm u arrit më 8 prill, por negociatat më vonë ngecën mes mosmarrëveshjeve mbi zbatimin e tij dhe zhvillimeve të mëvonshme rajonale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!