Ushtria izraelite ka mirëpritur vendosjen e një nëndetëse raketore bërthamore amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme.
Njoftimi i për vendosjen e nëndetëses u bë të dielën dhe shihet gjerësisht si një përpjekje nga Uashingtoni për të parandaluar përhapjen e luftës së Gazës në fronte të tjera, shkruan Al Jazeera.
“Është gjithmonë një lajm i mirë të shohësh se amerikanët po lëvizin në më shumë asete,” u tha gazetarëve zëdhënësi ushtarak, nënkoloneli Richard Hecht.
“Ne e shohim këtë si një lloj faktori frenues, stabilizues në rajon,” shtoi ai./abcnews.al