Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Bejrut

schedule12:59 - 14 Nëntor, 2024

schedule 12:59 - 14 Nëntor, 2024

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Bejrut për të tretën ditë me radhë, duke goditur caqet e kontrolluara nga Hezbollahu, grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Sulmet izraelite goditën lokacione në periferitë jugore të kryeqytetit libanez mëngjesin e 14 nëntorit, pas bombardimeve të rënda të kryera një natë më parë.

Qiellin e Bejrutit e kanë mbuluar shtëllungat e tymit, teksa sulmet ajrore po vazhdojnë. Ndërkaq, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Liban, gjatë natës Izraeli ka sulmuar Bint Jeil në jug të shtetit. Pesë persona raportohet se janë vrarë gjatë sulmeve izraelite.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!