Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve në qendër të Rafah që të largohen menjëherë, duke sinjalizuar rritjen e operacioneve ushtarake në qytet dhe duke kërcënuar zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve të tjerë.
Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kapën pikën kufitare Rafah me Egjiptin, atë që e tha se ishte një “operacion i saktë dhe i synuar” javën e kaluar pasi urdhëruan evakuimin e lagjeve lindore.
Më shumë se 150,000 njerëz janë larguar tashmë nga qyteti. Shumë prej tyre kanë ikur në një “zonë të zgjeruar humanitare”, të përcaktuar nga IDF në bregdet dhe në veriperëndim, ku kushtet janë të tmerrshme.
Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, ka kundërshtuar presionin e SHBA për të ndalur një sulm në Rafah, duke thënë se shumica e lidërve të Hamasit ndodhen atje.
/abcnews.al