Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit i ka bërë thirrje qytetarëve të saj mos udhëtojnë në Turqi dhe Marok, duke përmendur frikën se udhëtarët izraelitë do të jenë në shënjestër të atyre që janë të zemëruar për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Gazës.
Ata shtuan se niveli i rrezikut për Turqinë ishte më i larti dhe për këtë arsye u bënë thirrje të gjithë izraelitëve që të largohen nga Turqia sa më shpejt të jetë e mundur.
Për Marokun, niveli i rrezikut është rritur në 2, dhe turistëve izraelitë u kërkohet të jenë më të kujdesshëm.Kujtojmë se një polic vrau dy turistë izraelitë dhe udhërrëfyesin e tyre dhjetë ditë më parë.
Ky ishte sulmi i parë i tillë ndaj izraelitëve në Egjipt në dekada. Ndërkohë, numri i sulmeve antisemite po rritet në mbarë botën pas shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.
/abcnews.al