11 palestinezë u vranë në sulmin izraelit ndaj një shkolle që strehonte që personat e zhvendosur.
Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se një sulm ajror izraelit që synonte një grup policësh në një shkollë që strehonte palestinezët e zhvendosur vrau të paktën 11 persona të dielën.
“Njëmbëdhjetë persona, duke përfshirë një grua dhe një vajzë, u vranë kur një sulm ajror izraelit goditi shkollën Safad në qytetin e Gazës që strehonte njerëz të zhvendosur”, tha zëdhënësi i agjencisë së mbrojtjes civile Mahmud Bassal për AFP, duke shtuar se disa njerëz u plagosën gjithashtu.
/abcnews.al