Izraeli sulmon bazat bërthamore dhe raketore iraniane

schedule08:03 - 18 Qershor, 2025

schedule 08:03 - 18 Qershor, 2025

Izraeli ka pretenduar se ka goditur bazat bërthamore dhe raketore iraniane gjatë natës.

Forcat Mbrojtëse Izraelite thanë se kishin sulmuar “një vend prodhimi centrifugash dhe disa impiante prodhimi armësh”.

Sulmet ndodhën orët e fundit në kryeqytetin Teheran dhe përfshinë 50 avionë izraelitë, shkruan Sky News.

Centrifugat janë makina që ndihmojnë në pasurimin e uraniumit. Uraniumi i pasuruar mund të përdoret si lëndë djegëse për centralet bërthamore dhe për bombat bërthamore.

Izraeli pretendon se Irani po përpiqet të prodhojë bomba bërthamore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!