Ushtria izraelite (IDF) ka kryer sulme me dron në Libanin jugor, teksa deklaroi se ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Hussein Ibrahim Kassab.
Hussein Ibrahim Kassab u vra teksa ngiste një motoçikletë pranë qytetit bregdetar të Tirit, shkruan The Times of Israel.
IDF publikoi pamjet e sulmit në rrjetet sociale.
A commander in Hezbollah’s elite Radwan force was killed in a drone strike in southern Lebanon earlier today, the IDF says.
Hussein Ibrahim Kassab was struck while riding a motorcycle near the coastal city of Tyre.
The IDF releases footage of the strike. https://t.co/Zrvr4P1dp4 pic.twitter.com/xR4atHDPSl
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) August 17, 2024
Hezbollahu dhe Izraeli shkëmbejnë zjarr në kufi që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit.
Si pasojë e dhunës ndërkufitare, në Liban janë vrarë 579 persona, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por edhe të paktën 121 civilë, sipas të dhënave të agjencisë AFP. Ndërkaq, në Izrael, përfshirë në Lartësitë e Golanit, janë vrarë 22 ushtarë dhe 26 civilë, sipas të dhënave të ushtrisë./abcnews.al