“Derisa të ketë paqe globale dhe të qëndrueshme në Palestinë, Turqia nuk do të miratojë asnjë përpjekje për bashkëpunim me Izraelin”.
Kështu tha lideri turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur nga Uashingtoni gjatë një konference për shtyp pas samitit të Aleancës.
“Nuk ekziston mundësia që Izraeli të krijojë një partneritet me NATO-n duke shkelur vlerat themelore të aleancës sonë”, tha Erdogan.
Lideri turk, i cili prej muajsh nuk i kurseu akuzat e ashpra ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka denoncuar edhe një herë “mizoritë” në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, e cila është vënë në shënjestër të operacioneve ushtarake izraelite kundër Hamasit që prej sulmi i 7 tetorit në Izrael.
/abcnews.al