Hapja e saj erdhi pasi Izraeli tha se pranoi propozimin e armëpushimit pasi “arriti objektivat” e sulmeve të saj ndaj Iranit. Sipas deklaratës, Izraeli ka hequr “kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të menjëhershëm” të Iranit nga armët bërthamore dhe raketat balistike.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se Izraeli “i ka shkaktuar dëme të rënda udhëheqjes ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane”. Ishte presidenti amerikan, Donald Trump ai që njoftoi se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është arritur.
“Armëpushimi është tani në fuqi. Ju lutem mos e shkelni!”, ka shkruar ai.