Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Izraeli refuzon Trump/ Kryeministri Netanyahu nuk pranon planin me 15 pika: Nuk tërheqim trupat nga Gaza

schedule15:21 - 9 Gusht, 2026

schedule 15:21 - 9 Gusht, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar planin prej 15 pikash të presidentit amerikan Donald Trump për Gazën, duke deklaruar se Izraeli nuk do të tërheqë trupat e tij nga territori, për sa kohë Hamasi nuk është çarmatosur plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme.

Bordi i Paqes, një organ i krijuar me nismën e presidentit Trump, njoftoi muajin e kaluar se kishte arritur një marrëveshje për “çarmatimin e plotë” të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Por Hamasi ka deklaruar se dorëzimi i armëve të rënda mund të bëhet vetëm nëse Izraeli i jep fund “të gjitha formave të agresionit” dhe tërheq forcat e tij nga Gaza. Ndërkohë, ushtria izraelite ka vijuar sulmet në Gaza edhe pas marrëveshjes për armëpushimin fillestar, të arritur tetorin e kaluar.

“Izraeli e refuzon dokumentin prej 15 pikash”, deklaroi Netanyahu gjatë një mbledhjeje të kabinetit të tij të dielën.



Ai tha se ushtria izraelite nuk do të tërheqë ushtrinë e saj nga Rripi i Gazës derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht. Netanyahu deklaroi se forcat izraelite do të vazhdojnë të neutralizojnë çdo kërcënim ndaj trupave dhe qytetarëve të Izraelit.

Muajin e kaluar, Trump e cilësoi pranimin e planit të çarmatimit nga Hamasi si një “hap monumental drejt paqes dhe sigurisë afatgjatë”.

Por Netanyahu këmbënguli se Hamasi duhet të çarmatoset përpara çdo tërheqjeje izraelite nga Gaza. Ai theksoi se nuk mund të bëhej fjalë për një “çarmatim fiktiv”. Netanyahu tha se tashmë kanë nisur diskutimet me zyrtarët amerikanë për mënyrën se si duhet të vijojë procesi. “Ata kanë ide. Disa prej tyre janë të pranueshme për ne dhe disa jo. Ne dimë si të qëndrojmë të vendosur për këto çështje”, tha kryeministri izraelit.

Netanyahu përballet gjithashtu me presion të fortë nga aleatët e tij të ekstremit të djathtë, të cilët kërkojnë një votim të ri në kabinet dhe anulimin e planit për Gazën.

Ministri i Sigurisë Kombëtare e ka cilësuar draftin si “të papranueshëm”.

Refuzimi i Netanyahut përbën një tjetër goditje për planin e paqes të Donald Trump për Gazën, i cili u prezantua në shtator të vitit të kaluar.

Plani parashikon krijimin e një Bordi të Paqes për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes, çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe rindërtimin e territorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!